#rtvora #oranews
Prokurori Olsian Çela është renditur i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.
Çela ka grumbulluar 459 pikë, më pas në vendin e dytë është renditur Arta Marku me 406 pikë dhe Fatjona Memçaj me 362 pikë.
Lista me renditjen e kandidatëve do ti dërgohet për votim Kuvendit. Në rast se asnjë kandidat nuk merr 84 vota, atëherë automatikisht Prokuror i Përgjithshëm do të zgjidhet ai që është renditur i pari.
Një ditë më parë Këshilli intervistoi në seanca të ndara të tre kandidatët. Ata paraqiten platformat e tyre dhe më pas iu përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të KLP për çështje të ndryshme për menaxhimin e punës në Prokurorinë e Përgjithshme.
Kandidatët u pyetën edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/klp-shpall-sot-listen-kryeprokurorin-e-ri
Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/ElCVBfQism8
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp