Gjermania është e bindur se si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria e meritojnë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, pavarësisht bllokimit nga Franca që kërkon reformimin e procesit të zgjerimit. Ministri i jashtëm gjerman, Haiko Maas, gjatë vizitës së tij në Shkup, inkurajoi vendin të vazhdojë reformat duke siguruar homologun e tij, Nikolla Dimitrov, se do të ketë mbështetjen dhe ndihmën e plotë të Berlinit.
Vetë Dimitrov, duke argumentuar se BE nuk mund ta neglizhojë vendin pas kompromiseve të bëra, tha se pavarësisht fqinjësisë së mirë që Maqedonia e Veriut ka me Shqipërinë, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE është më mirë që secili shtet të vlerësohet ndarazi, në bazë të meritave të veta.
?Parimi bazë në procesin e anëtarësimit është: secili sipas arritjeve në reforma. Nëse i grupojmë vendosim shtetet në paketë dhe i bëjmë të varura nga diçka që nuk është në kontroll të tyre atëherë humb logjika e anëtarësimit?, tha Dimitrov.
Pak ditë më parë, edhe vetë presidenti francez, Emmanuel Macron, që me ?jo?-në e vendosur të tij, u përpoq të sqaronte motivet e këtij qëndrimi dhe tha se vendet anëtare ishin më pozitive për Maqedoninë e Veriut se sa për Shqipërinë, por kjo e fundit nuk mund të ndahej për shkak të pasojave që një vendim i tillë do të kishte në rajon.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH