Ora News - Krim i mistershëm në Vlorë, 34-vjeçari që u gjet në rrugë është vrarë me armë zjarri

2019-11-15 0

#rtvora #oranews #vlore

I riu që u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë në Vlorë dyshohet se është vrarë. Edhe pse fillimisht u raportua për një vdekje për shkaqe shëndetësore, ekspertiza gjeti plagë plumbash në trupin e 34 vjecarit.

34-vjeçari, Kreshnik Dashi, që u gjet i pajetë mëngjesin e së mërkurës në Vlorë dyshohet se është vrarë.

Ndryshe nga sa u tha fillimisht, për një vdekje për shkaqe shëndetësore, ekspertiza e plotë mjekoligjore ka treguar se ngjarja ka natyrë kriminale.

"Pas hetimeve të mëtejshme, nga ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, në trupin e 34 vjeçarit K.D, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri,"-informon policia.

Kreshnik Dashi kishte një plagë arme zjarri në pjesën e pasme të shpatullës që sipas burimeve mund ti ketë kushtuar jetën.

34-vjeçari, baba i një vajze 7-vjeçare, punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e Policisë nuk njihet si person me precedent penal.

Banorët thanë për gazetarin e Ora News, se ai punonte shpesh turni i tretë në firmën e këpucëve.

Sipas burimeve, mbrëmjen e djeshme ai është kthyer pas mesnate për në banesë, kohë kur edhe dyshohet se mund të ketë ndodhur krimi.

Trupi i pajetë u gjet në orët e mëngjesit nga banorët e Zonës.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/u-gjet-i-vdekur-prane-baneses-34-vjecari-ne-vlore-u-vra-me-arme-zjarri

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange