Posta u mbajti pensionet për vonesën, “BOOM” i kthen paratë çiftit të moshuar - 5 Nëntor 2019 -

2019-11-15 3

#rtvora #oranews

Emisioni investigativ ?BOOM? në RTV Ora ndërmjetëson zgjidhjen me sukses të një tjetër rasti të denoncuar pranë tij.

Bëhet fjalë për qytetarin Kujtim Totën nga Durrësi dhe bashkëshorten e tij, të cilët trajtohen me pension invaliditeti. z.Kujtim merr 2700 lekë, pension invaliditeti të pjesshëm të përhershëm dhe Hyrija merr 3300 lekë në muaj, për invaliditet të plotë me afat të caktuar.

Prej disa muajsh, pensionin ata e tërheqin nëpërmjet postës ndërkohë që më parë e kanë marrë në bankë.

Në muajin qershor të 2019, për arsye familjare ata nuk u paraqitën pranë filialit të Postës Shqiptare në Rrazhbull, Durrës, për të tërhequr këtë masë pensioni dhe u rikthyen disa ditë më vonë.

Sipas z.Kujtim punonjësja në këtë filial i tha se paratë i kanë kaluar shtetit dhe kështu nuk kishte më mundësi t'i tërhiqte ato.

Ai u paraqit edhe disa herë të tjera për t'i tërhequr, por çdo herë në këtë filal i pohohej se ose ishin kthyer në shtet ose do të shihej mundësia që t'i tërhiqte në muajin dhjetor.

Shuma në total që u takon të dyve është 6000 lekë të reja të cilat janë të nevojshme për të plotësuar nevojat që ata kanë, por mesa duket u penalizuan për shkak se nuk shkuan në kohë pranë postës duke mbetur pa rrugëzgjidhje.

Kujtim Tota: "Shkova për të marrë pensionin e muajit qershor , por punonjësja në Rrazhbull më tha nuk mund t'i marrësh pasi janë arkëtuar në shtet.Kam shkuar edhe disa herë të tjera për tu interesuar se cfarë u bë për këtë problem .Kisha problem familjar dhe në korrik shkova për të marrë të dy muajt por mora vetëm korrikun .Kam shkuar mbi gjashtë herë dhe kam marr përgjigje të ndryshme.E fundit ka qenë që do i marr në dhjetor.Kemi shumë ilace për të marrë .Jam nevojtar.Ndryshe nuk do të interesohesha."
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/posta-u-mbajti-pensionet-vonesen-boom-i-kthen-parate-ciftit-te-moshuar

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp