Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
SHBA në kuadrin e Nato-s do të vazhdojë bashkëpunimin me specialistët shqiptarë për çminimin e kufirit veri-lindor të shqipërisë. Kjo u konfirmua sot në takimin që ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga pati me shefin e misionit amerikan ne Kosove Leri Rosen. Në këtë takim shefi amerikan i bëri me dije ministrit Hajdaraga situatën e tanishme në Kosovë e cila është duke u përmirësuar. Krimet aq të pranishme më parë në Kosovë, nga dita në ditë po ulen. Gjithashtu Leri Rosen theksoi kontributin që Shqipëria po i jep KFOR-it dhe organizmave të tjera të Natos të dilokuara në rajon. Ministri shqiptarë i Mrojtjes, Luan Hajdaraga theksoi se shqiperia do të jetë gjithmonë përkrah Natos duke synuar në një anetarësim sa më të shpejt në të gjitha strukturat e saj./tvklan.al