Angela Martini është padyshim një modele shumë e suksesshme, ku dhe pse mes sakrificave të shumta që jeta e ka përballur, ka ditur të luftojë dhe t?i realizojë ëndrrat e saj. Me një karrierë modelingu në SHBA, ajo ka dalluar gjithmonë për hiret e saj. Këtë të mërkurë, modelja me origjinë nga Shkodra ishte në studion e ?Rudina?, për të folur për librin e saj biografik ?Dashuri, shpresë, dritë?, të cilin e ka publikuar së fundmi. Në të Angela rrëfen të gjithë peripecitë e jetës së saj dhe të së ëmës, Nexhmije Ibrahimi, e cila u martua dy herë me bashkëshortin e parë. Më pas Nexhmija u njoh me babin e Angelës, Eduardin, i cili ishte 10 vjet më i vogël se ajo. Burri i katërt ishte nga Zvicra dhe quhej Arnold.
Në studion e ?Rudina?, modelja tregon si lindi ideja për të shkruar librin, ndërsa të ëmën e përshkruan një grua të fortë, e cila e rinisi jetën nga fillimi në moshën 47-vjeçare.
?Unë doja të bëja diçka tjetër në jetën time, por doja të bëja diçka që i prek njerëzit edhe thashë do të shkruaj një libër. Mendova çfarë do të shkruaj. Historia që kam thënë më shpesh në jetën time, ka qenë historia e nënës time. Është dashuruar çdoherë dhe a thua se nuk është vrarë ndonjëherë. E ka filluar jetën e saj në moshën 47 vjeçe, nga fillimi jetën komplet. Edhe se ka pasur shumë divorcime, edhe se ka humbur shtëpinë, edhe se nuk ka pasur para, nuk ka pasur fëmijët afër, asgjë, ajo mori të gjithë forcën edhe filloi jetën nga fillimi dhe e ka pasur më të mirë se e ka pasur ndonjëherë?.
Jeta e zonjës Nexhmije nuk ka qenë e lehtë dhe këtë e pohon edhe vetë modelja.
?Unë nuk di si ka ndenjur kaq e fortë. Nuk ka qenë, po unë kam mësuar duke e parë jetën e saj dhe kam mësuar që është ok kur është terr, se drita vjen, duhet vetëm të shikosh. Gjithçka ndodh për një arsye, edhe përse duket shumë keq, ndodh për një arsye më të mirë?.
Një grua e bukur dhe e zonja, me profesion mësuese, jeta private e Nexhmije Ibrahimit pati gjithnjë peripeci, qëkur lindi.
?Ajo ka lindur mes rrugës në Pukë, ka lindur pa doktor në borë?, rrëfen Angela.
Me burrin e parë u martua dy herë. Martesa e parë përfundoi në divorc, por ata u rigjetën sërish dhe u kurorëzuan për herë të dytë në martesë. Pikërisht gjatë kësaj kohe erdhi në jetë dhe vëllai i madh i Angelas. Por edhe këtë herë, martesa e tyre përfundoi sërish në divorc.
Më pas ajo u njoh me babain e Angelas. Për kohën nuk qe e lehtë. Ajo ishte një grua e divorcuar që kishte një fëmijë dhe që ishte 10 vite më e madhe se bashkëshorti i saj.
?Normalisht është burri duhet të jetë më i madh, por kur është femra bëjnë drama. Ajo nuk ka dëgjuar njerëzit e tjerë, nëse do t?i kishte dëgjuar se çfarë mendonin njerëzit e tjerë nuk do të ishte aty ku është sot. Një grua e lumtur, e suksesshme dhe e kënaqur me jetën e saj. Po të mos kishte pasur nëna ime forcë, nuk do të kisha pasur unë forcë. Domethënë edhe nëse e do fëmijën tënd, rregullo njëherë veten, pastaj mbaj fëmijën, nuk funksionon ndryshe. Duhet me qenë pak në këtë mënyrë. Nëna...