Acarohet Reja: Askush nuk është Messi, Shqipëria mbi të gjitha - News, Lajme - Vizion Plus

2019-11-15 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një ditë përpara ndeshjes së radhës eleminatore kundër Andores, trajneri Reja ka dalë në një konferencë për shtyp për tiu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.Në mënyrë të veçantë, ai u ndal tek zgjedhjet që ka bërë për të grumbulluar emra si Kamberi apo Seferi.Reja u ndal tek zërat se Xhaka nuk ka pranuar të vijë pasi nuk dëshiron të konsiderohet një reserve apo edhe tek mos grumbullimi I Grezdës.Trajneri 74 vjecar deklaroi se askush nuk është Messi e së Shqipëria vinte përpara cdo individi.?Me Xhakën, kanë folur bashkëpunëtorët e mi në telefon. Ai na ka shpjeguar se në ndeshjen ne Zvicër kishte një dëmtim muskulor. Ai ka dashur që të qëndrojë në shtëpi. Nëse ai nuk është gati 100%, duhet të mos aktivizohet. Sa i përket debutimeve të reja mund të jetë Seferi dhe Kamberi. Që të dy këta lojtarët mund të aktivizohen. Kamberi ka ardhur nga një dëmtim dhe ka bërë një punë të diferencuar. Nëse ai është mirë, do të luajë pasi dua t?i njoh pak më shumë?..Unë dua që lojtarët që vijnë këtu të jenë të qetë pavarësisht luajnë apo nuk luajnë. Kjo është një detyrë e trajnerit, për të vendosur se kush do luajë apo jo. Kemi një grup solid. Nëse përmendim Eros Grezdës, më vjen keq, pasi mori ftesën dhe nuk pranoj të vijë. Nëse dikush mendon se është Messi, nuk është kështu. Mbi të gjitha është Shqipëria.?Sa i perket skemes se preferuar dhe mundesive per te paren variacione ne fushe nisur edhe nga kundershtari qe kemi perballe, Reja deklaroi:4-3-3 është moduli im i preferuar, e kam thënë më para, por me 3-5-2 ne kemi dy sulmues qendror. Dy anësorë që sulmojmë dhe dy mesfushor qëndre. Kështu që kemi më shumë mundësi të sulmojmë. Nëse nuk ke dy sulmues krahu të shpejtë dhe dy mbrojtës krahu është e vështirë. Është e vështirë, pasi nuk kemi shumë kohë, për të provuar modul të ri. Ndihemi mirë me këtë modul dhe djemtë mund të arrijnë rezultate më të mira. Shpesh mendohem se kur luan me 5 mbrojtësa, je difesniv. Por varet nga filozofia. Lojtarët tanë të krahëve kanë shumë detyra sulmuese. Ky lloj moduli, nuk duhet konsideruar shumë difensiv. Mënyra se si sillemi ne në fushë, tentojmë të sulmojmë më shumë?.