#rtvora #oranews
Qeveria shqiptare ka shpërfillur rekomandimet e OSBE-së për ligjin antishpifje. Drafti i ripunuar dhe i depozituar në Kuvend mandaton AMA-n si institucionin që do të kontrollojë dhe sanksionojë shkeljet e mediave elektronike në vend.
Pavarësisht se OSBE i kërkoi qeverisë shqiptare që mos të jetë AMA në rolin e Gjykatësit, ekzekutivi i ka dhënë të drejtës Këshillit të Ankesave kompetenca për vendosjen e gjobave deri në heqjen e licencës për mediat.
Aleksandër Çipa: ?Rritet autoriteti censurues i institucioneve që i ndikon në mënyrë të tërthortë apo drejtpërdrejtë vetë qeveria.?
Gjergj Erebara: ?Kemi një projektligj që shkel të drejtat themelore të njeriut në mënyrë të shumëfishtë dhe nuk ka asnjë dallim nga projektligji i mëparshëm.?
AMA në bashkëpunim me AKEP mund të bllokojë aksesin në internet në rastet kur shërbimet e medias elektronike dyshohet se mund të nxisin kryerjen e veprave penale, si pornografi me fëmijë, inkurajimin e akteve terroriste dhe shkelje të sigurisë kombëtare.
Aleksandër Çipa: "Në asnjë nga nenet e këtij projektligji nuk përmendet atributi vetërregullues dhe aq më tepër atributi i mekanizmave vetërregullues.?
I vetmi ndryshim që vjen në dokumentin e ri është se vendimi i AMA-s mund të kundërshtohet në Gjykatën e Tiranës.
Gjergj Erebara: ?Shkeljet janë deri në 2 milionë lekë të reja dhe janë të ekzekutueshme para se të fitosh të drejtën për tu ankuar në gjykatë. Kjo është shkelja më e rëndë e këtij ligji sepse me një akt administrativ të një zyrtari ose zyrtaruci të nivelit të mesëm media online vihet në kushtet e falimentit para se të fitojë të drejtën për tu ankuar në gjykatë.?
Aleksandër Çipa: ?Niveli i penaliteteve financiare që parashikon projektligji është i papërballueshëm.?
Në rast se mediat elektronike nuk respektojnë vendimin e Autoritetit të Mediave Shqiptare ato të gjobiten nga 40.000 deri në 800.000 lekë. Përsëritja e shkeljes më shumë se 3 herë gjatë një viti dënohet me një rritje deri në 50% të shumës së gjobës. Në rast përsëritjeje më shumë se 5 herë gjatë vitit të kaluar, subjekti nuk do të përfitojë lehtësira fiskale apo të ndonjë lloji tjetër për një periudhë 3-vjeçare.?
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/qeveria-injoron-osbe-ama-do-te-kontrolloje-dhe-sanksionoje-mediat-elektronike
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp