Ora News - Vlorë, pamje nga vendi i ngjarjes ku u gjet i vrarë 34-vjeçari

2019-11-15 0

#rtvora #oranews

Policia e Vlorës ka zbardhur detaje të reja nga vdekja e 34-vjeçarit Kreshnik Dashaj, i cili u gjet pa jetë mëngjesin e sotëm në lagjen "Kushtrimi".

Pas ekspertizës së plotë mjeko-ligjore, në trupin e viktimës është gjetur plagë e shkaktuar me armë zjarri.

Plaga u konstatua në pjesën e pasme të shpatullës.

"Pas hetimeve të mëtejshme, nga ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, në trupin e 34 vjeçarit K.D, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri,"-informon policia.

Fillimisht policia njoftoi se në trupin e të riut nuk kishte shenja dhune dhe se vdekja mund të ishte shkaktuar nga një arrest kardiak.

Ai u gjet i vdekur pranë banesës së tij. 34 vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e policisë nuk njihet si person me precedent penal.

Banorët thanë për gazetarin e Ora News, Edi Ruçi se ai punonte shpesh turni i tretë në firmën e këpucëve. Ndërsa mbrëmë ishte kthyer rreth orës 00:00 në banesë nga puna.

Viktima ishte baba i një vajze 7-vjeçare.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorit/ve.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/u-gjet-i-vdekur-prane-baneses-34-vjecari-ne-vlore-u-vra-me-arme-zjarri

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp