TIRANE- Griseldo Kusi, një prej vëllezërve të cilët akuzohen se vranë në 22 gusht në shtëpinë tyre, teknikun e kondicionerit Indrit Çelaj është dorëzuar ditën e sotme në Policinë e Tiranës. Në kërkim vijon të jetë vëllai tjetër Albano Kusi.
Dy vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi, 31 dhe 28 vjeç, pasi qëlluan punëtorin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke e lënë fillimisht të plagosur rëndë, kërcënuan një tjetër punëtor, Lorenc Veliaj që shoqëronte Indrit Çelën për riparimin e kondicionerit me të cilin kishin lidhje shoqërore, duke i kërkuar të pranojë para autoriteteve se është ai personi që plagosi 26-vjeçari.