Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Reformatorët kanë nisur prezantimin e platformës në bazë. Në një takim të zhvilluar në zonën 50 të Tiranës ata parashtrojnë idetë e tyre për ndryshimet në Partinë Demokratike. Genc Pollo i thotë elektoratit se kane ardhur të dëgjojnë shqetesimet dhe problemet e tyre. Një takim i tillë tha ai vlen më shumë se grumbullimet ku dikush fillon e bërtetë e pas tij bërtasin të gjithë duke mos kuptuar se për çfarë u tha e përse u mblodhën. Neglizhimi që ju bëjnë ju zyrtarët e PD-së duhet të marrë fund. Deputetët reformatorë janë përqëndruar tek zgjedhjet lokale dhe sipas tyre kandidati më i mirë për Tiranën është Albert Brojka. Sipas tyre me zotin Brojka si kandidat PD do të ketë edhe për 4 vjet bashkinë e Tiranës. Përveç paraqitjes së platformës po sot reformatorët kanë kërkuar në grupin parlamentarë të PD-së, të votohet ose jo për heqjen nga funksionet partiake, parlamentare apo delegacionet. Kjo është kundërshtuar me forcë nga Gjana e Minarolli duke u shprehur se kjo procedurë është mbyllur përfundimishtë./tvklan.al
Gazetare ? Ornela Bego