Duaje veten, vishu mirë është një shprehje, por të njohesh tipologjitë e veshjeve për të minimizuar defektet dhe maksimizuar pikat e forta nuk është kaq e thjeshtë.
Trendet e modës së këtij sezoni Vjeshtë-Dimër duket se kanë një potencial të madh joshjes dhe sensualitetit, falë edhe rikthimit të lëkurës.
Pantallona, xhaketë, funde dhe fustane, të gjitha të përdoruara nga vipat, por të prezantuara edhe në pasarela.
Për një fizik në formën e dardhës, është e rëndësishme të theksohet beli, kurse fustanet e shkurtër i përshtaten më së miri trupave në formë molle.
Megjithatë, lëkura i jep kuptim çdo forme.
Tv Klan