Ish-deputetja e PD, Pampuri e shpall të vdekur LIVE por më pas 'pendohet'

2019-11-15 0

TIRANE- Një fakenews qarkulloi sot në media i përhapur nga deputetja e PD Oriola Pampuri e cila deklaroi se një protestues i Astirit ka vdekur dhe gjendej në morg. Sipas Pampurit viktima quhej Mahmut Imallari dhe sipas saj, trupi i tij gjendej në morgun e spitalit. Madje ajo akuzoi spitalin e traumës se po mbante të fshehtë ngjarjen.

Pampuri: Zotëria, është zyrtare, zotëria ka humbur jetën. Për këtë Edi Rama do të mbajë përgjegjësi. Një nga banorët e Unazës, një nga protestuesit sot ka humbur jetën për shkak të dhunës që është ushtruar nga policia e Sandër Lleshit dhe Edi Ramës.

Gazetari: Është e konfirmuar kjo?

Pampuri: Tani sapo ma konfirmojnë banorët që kishin komunikuar me familjarët. është një turp për të cilin do të mbani përgjegjësi. është një krim i cili lidhet drejtpërdrejtë me Edi Ramën.

Gazetari: Emrin e personit?

Pampuri: Mahmut Himallari.