Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishëm në Spitalin e Traumës ku ndodhen të plagosurit e mëngjesit të sotëm nga përplasjet në ?Unazën e Re?, mes një grupi banorësh dhe punonjësve të IKMT-së e Policisë.
?Gjendja e të plagosurve vazhdon të mbetet e rëndë; janë dhunuar në mënyrën më barbare; të moshuar të gjakosur nga dhuna me shkopinj dhe grushte. Një pjesë e tyre janë të shtruar, një pjesë jo. Ky është një bilanc i një goditje të planifikuar nga Edi Rama, nga qytetarët e pafajshëm dhe të pambrojtur që mbronin banesat e tyre?, deklaroi Basha duke shtuar se e gjitha kjo ishte një përpjekje për të fshehur vjedhjen e madhe, të ashtëquajtur ?Unaza e Re?.
Më tej shtoi:
?Është e rëndësishme që të kuptohet se nuk bëhet fjalë për një projekt zhvillimi, s?ka të bëjë me një rrugë të re, është një projekt vjedhjeje i denoncuar nga PD, qytetarët dhe i faktuar më vonë nga mediat prestigjioze ndërkombëtare siç është Zëri i Amerikës. Për të mbushur xhepat e tij, nuk kursen as shëndetin e qytetarëve, një akt kriminal kundër banesave të tyre, jetëve të qytetarëve. Paralajmëroj gjithësecilin përgjegjës, nga urdhëruesi Edi Rama, Erion Veliaj që do mbajnë përgjegjësi para ligjit, dita nuk do vonë dhe nuk do mungojë kur ata do të përgjigjen para ligjit. Kemi një zotim politik me shkrim të zezë mbi të bardhë, çdo centimetër katror i pronës së tyre do kompesohet me vlerën e tregut. Opozita ka qenë dhe është në krah të qytetarëve të Astirit?, përfundoi ai.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH