TIRANE- Në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ashtu siç e kishte paralajmëruar IKMT, ka nisur procesi i prishjes së objekteve tek zona e ?Astirit?, për t?i hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Re.
Banorët e ?Astirit?, të cilët për muaj me radhë kanë protestuar kundër zhvillimit të kësaj zone, me pretendimin se shteti po i nxjerrë nga shtëpia pa i dëmshpërblyer, ishin organizuar që mbrëmjen e djeshme. Ata kanë qëndruar gjatë gjithë natës në ?gatishmëri?, pas paralajmërimit të IKMT se afati për të liruar objektet, ishte dita e djeshme.