#rtvora #oranews
Mikel (Gjovalin) Alia, personi i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e shokut të fëmijërisë Eri Zefi, ngjarje e ndodhur në fillim të muajit tetor në Mirditë, është vetëdorëzuar në polici.
Hetuesit dyshojnë se ai e nxori 34-vjeçarin në pritë për ta vrarë. Por Aliaj në dëshminë e parë para policisë e ka mohuar këtë akuzë.
Ai ka dhënë një tjetër variant të rrjedhës së ngjarjes së 2 tetorit.
?Isha duke udhëtuar me Eri Zefin por nuk e kam nxjerrë për ta ekzekutuar. Na dolën përpara për të na grabitur. Autorët kanë dashur të më vrisnin edhe mua,?-mësohet të ketë deklaruar Alia.
Por sipas hetimeve të Prokurorisë, Alia dyshohet se është personi që nxori në pritë tek vrasësit shokun e tij të fëmijërisë, duke i thënë se do të shkoni në Mirditë për të vjedhur hashash.
34-vjeçari Eri Zefi u dhunua përpara se të qëllohej me 4 plumba në kokë dhe 2 në gjoks. Trupi më pas u gjet i hedhur 50 metra larg rrugës së Kombit në fshatin Zall Xhuxhë.
Vrasësit dyshohet se u larguan drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Për këtë, Prokuroria e Lezhës iu është drejtuar me letërporosi autoriteteve kosovare ku i kërkon informacion për dy personat që kanë hyrë në territorin e Kosovës nga Shqipëria dhe më pas janë larguar nga Kosova në drejtim të Gjermanisë. Prej asaj dite, Mikel (Gjovalin) Alia qëndronte i fshehur në zonën e Fanit në Mirditë dhe u dorëzua mëngjesin e së martës pas negociatave të policisë përmes familjarëve.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ekzekutimi-i-eri-zefit-vetedorezohet-ne-polici-gjovalin-alia
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp