Report TV - Basha shkon pranë banorëve të Astirit te Trauma: do të dëmshpërblehen

2019-11-15 1

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur në spitalin e Traumës në kryeqytet ku po viziton banorët e Astirit të lënduar gjatë tensioneve të krijuar mëngjesin e sotëm. Por ndonëse kishte premtuar se do të ishte pranë tyre, lideri demokrat ka munguar mëngjesin e sotëm krah banorëve të Astirit edhe pse ishte njoftuar se do niste aksioni për shembjen e banesave të tyre. Krah kryedemokratit janë parë edhe ish-deputetët e PD, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Jorida Tabaku.Gjatë fjalës së tij Basha tha se me ardhjen e PD në pushtet çdo cm katror i pronës së banorëve të Astirit do kompensohet me vlerën e tregut. Ndërkohë gjatë protestave të mëparshme, kreu i PD Lulzim basha ishte zotuar se nuk do të lejonte prishjen e asnjë shtëpie në zonën e Astirit.

Krah kryedemokratit janë parë edhe ish-deputetët e PD, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Jorida Tabaku