Kryeministri Ilir Meta, reforma administrative - (19 Janar 2000)

2019-11-15 0

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Brenda 6 mujorit të parë të këtij viti reforma administrative do të jap frutet e saj në Shqipëri. Në një takim të organizuar nga Komunitetit Europian dhe qeveria shqiptare, i është dhënë mbështetje krijimit të shërbimit civil, për testimin e njerëzve në administratën publike, në bazë të aftësive profesionale. Pa suksesin e kësaj reforme tha Kryeministri Ilir Meta, reformat e tjera janë të rrezikuara. Kryeministri Meta fton edhe opoziten të jap kontributin e saj në këtë reformë, e cila mbështetet nga KE.

Kryeministri Ilir Meta:- ?Për fat të keq opozita jo vetem që nuk ishte e sinqertë në bashkëpunimin e saj për bërjen e këtij ligji, por ne humbëm katër muaj edhe pas konsultimit me Bankën Botërore me BE-në, meqenëse opozita u kthye në parlament dhe kërkoi kohë për ta parë ligjin dhe përsëri ajo nuk u tregua e interesuar për të marrë pjesë në bërjen e ligjit. Ekspertiza ndërkombëtare ka qenë e pranishme në çdo hap e përgatitjes së draftit".

Përsa i përketë çështjes së largimit të dy ministrave në parlament, Preçi e Zogaj, kryeministri Ilir Meta tha:

Kryeministri Ilir Meta:- "Unë mbetet vetëm te qesh me akuzat e du ish-ministrave, te cilet po provojne qe e kanë merituar që te mos kene vend ne nje qeveri serioze si qeverisja Meta"./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame