Report TV - Basha: Kur PD të vijë në pushtet banorët e Astirit do të dëmshpërblehen

2019-11-15 0

Pas vizitës së kryedemokratit Lulzim Basha në Spitalin e Traumës, kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur të flasë për mediat. Basha tha se me ardhjen e PD në pushtet do të dëmshpërblehen të gjithë banorët me vlerën e tregut.

'Gjendja e tyre vazhdon të mbetet e rëndë. Kam parë disa të moshuar të gjakosur nga dhuna me shkpinj dhe grushte. Gra të lënduar nga përdorimi i gazit lotsjellës. Një pjesë e banorëve nuk janë shtruar në spital. Janë lënduar edhe efektivët e policisë që kanë lënë spitalin. Ky është një bilanc nga një skenar që kishte për qëllim të çonte në gjakosjen e qytetarëve për të fshehur vjedhjen e madhe. Është e rëndësishme të kuptohet se nuk bëhet fjalë për një projekt zhvillimi. Është një projekt vjedhje i denoncuar nga PD. Është një projekt vjedhje. Rama nuk kursen qytetarët. Është një krim i rëndë kundër qytetarëve. Duke dënuar këtë sjellje kriminale paralajmëroj Edi Rama dhe Erion Veliaj se do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Ata do të përgjigjen para ligjit. I bëj thirrje qytetarëve që synon të zhvendosë vëmendjen nga vjedhja e miliona e eurove tek dhuna

Kemi një zotim politik me shkrim, çdo cm katror i pronë së tyre do të kompensohet me vlerën e tregut me ardhjen e PD në pushtet. Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Nuk do të gëzojnë asnjë qindarkë. Opozita ka qenë dhe është në krah të qytetarëve të Astirit. Opozita ka qenë me ta dhe është me ta. Jemi njësh me ta për të mbrojtur interesin publik. Paralajmëruam se nuk mund të pengojnë vizitën tonë, dhe vetëm atëherë munda të futem brenda", tha Basha.