Perplasja ne “Astir”, Basha: Skenar i pergatitur nga Edi Rama

2019-11-15 0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar në Spitalin e Traumës banorët e zonës së ?Astirit? që mbetën të plagosur nga përplasja me policinë.

Në një prononcim për mediat, Basha akuzoi Kryeministrin Edi Rama për këtë ngjarje, duke thënë se ishte një skenar i përgatitur.

Kryedemokrati theksoi se përplasja e qytetarëve me forcat e policisë është bërë për të fshehur vjedhjen në projektin e Unazës së Re.

?Ata janë dhunuar në mënyrë më barbare. Gra të alivanosura nga përdorimi genocidal i gazit lotësjellës. Janë një numër i madh banorësh të traumatizuar. Janë plagosur edhe 5 efektivë të policisë të cilët janë larguar nga spitali pasi kanë marrë ndihmën e parë. Ky është një bilanc i një goditje të planifikuar nga Edi Rama ndaj qytetarëve të pafajshëm. Ky është një skenar i përgatiturr me kujdes që ka një qëllim, të çonte drejt përgjakjes së qytetarëve, të çonte drejt konfrontimit me forcat e rendit për të fshehur vjedhjen e madhe që kanë planifikuar në projektin e Unazës së Re. Nuk bëhet fjalë për një projekt zhvillimi. Ishte një projekt vjedhje. Edi Rama është i vendosur ta çojë këtë vjedhje deri në fund. Ky është një akti kriminal kundër jetës së qytetarëve, kundër banesave të tyre. Urdhëruesit do të përgjigjen mbi këtë dhunë barbare me forcën e ligjit?, u shpreh kryetari i PD Lulzim Basha.