Pak minuta më parë Partia Demokratike nëpërmjet ish deputetes Oriola Pampuri shpalli LIVE se në zonën e Astritit ka mbetur i vdekur një person. Sipas Pampurit viktima quhej Mahmut Imallari dhe sipas saj, trupi i tij gjendej në morgun e spitalit. Madje ajo akuzoi spitalin e traumës se po mbante të fshehtë ngjarjen.
Pampuri përhapi panik mes banorëve, por në të vërtetë Imallari është jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë vetëm një ndihmë shëndetësore pranë Spitalit.
Nga foto e shkrepur në spitalin e Traumës Imallari qëndron madje ulur vetë pa ndihmën e asnjë personi dhe është gati për të lënë spitalin.