Aktori i njohur, Gentian Zenelaj, është anëtar i jurisë në këtë sezon të gjashtë të emisionit ?Dance With Me?.
Sipas drejtuesit të emisionit Stop, vajza e tij 4 vjeçe e akuzon gjithmonë që nuk i flet nga ekrani dhe se vjen vonë në shtëpi.
Prandaj pas përfundimit të kërcimit të çiftit Eva dhe Ermali, Zenelaj i dërgoi një mesazh vajzës së tij.
Ai i premtoi se këtë mbrëmje kur të shkojë në shtëpi do i lexojë një përrallë.
?Alketa meqë ishim tek fëmijët të lutem mund ta shfrytëzoj 3 minuta produksionin tënd që të bëj një përshëndetje të vogël sepse ajo më akuzon gjithmonë se nuk i flas nga ekrani dhe më gjithmonë më shan se vjen vonë dhe nuk e di ku ishe. Është Aria, vajza ime katër vjeç. Aria zemra babit të dua shumë. Babi është në punë dhe do vijë për pak, të të lexoj një përrallë me gojë?, tha Zenelaj. /tvklan.al