1 kg tartuf i bardhë shitet në ankand 120 mijë euro

2019-11-11 18

Një tartuf i bardhë, me peshë pak më shumë se 1 kilogram u shit për 120 mijë euro ose 120 euro për gramë, në ankandin e 20 të tartufit të bardhë të mbajtur në Alba, afër Torinos.


Një pasanik nga Hong Kongu pagoi 120 mijë euro ose 132 mijë dollarë për tartufin monstër, që tashmë është ngjitur mbi një avion drejt Hong Kongut. Oferta e pasanikut nga Hong Kongu la pas ato nga Singapori dhe Moska, duke rrëmbyer tartufin e çmuar në ankandin botëror për të 17 herë radhazi në 20 vite.

Një nga eventet e rëndësishëm të kalendarit kulinar, eventi i këtij viti është iniciuar nga kuzhinieri i famshëm Umberto Bombana, 20 vite më parë dhe sa vjen e forcohet më shumë. Më shumë se 90 personalitete të qytetit, u mblodhën në restorantin e tij për një darkë gala me pesë pjata, ku dominon padyshim tartufi i bardhë, me një pagesë prej 1900 dollarësh për kokë, me të gjitha të ardhurat që shkojnë për bamirësi. Më pas u hap edhe ankandi online për tartufin 1.005 kilogramësh.

Këtë vit, mbledhja e tartufit të bardhë ka qenë e bollshme dhe kjo për shkak të klimës më të ngrohtë dhe tokës më të hidratuar. Qeni që gjeti tartufin gjigant po ashtu, ishte i pranishëm në ankand.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH