Ora News - Një postobllok në Bërzhitë pas aksidentit, ekspertët: Policia, jo kontrolle me fushata

2019-11-11 0

#rtvora #oranews

Dy ditë pas aksidentit tragjik në Bërzhitë ku humbën jetën dy vajzat 17-vjeçare zbardhet itinerari dhe dinamika e përplasjes së automjetit. Pas ngjarjes së rëndë policia nis patrullimet në fshat për evidentimin e shkeljeve rrugore. Për ekspertët policia duhet të kryejë aksione të vazhdueshme dhe jo me fushata.

Dy ditë pas aksidentit tragjik në fshatin Bërzhitë të Tiranës, ku humbën jetën dy 17-vjeçaret, Denada Tarja dhe Suada Serani, grupi hetimor ka zbardhur itinerarin dhe dinamikën e përplasjes.

Ndërkohë pas aksidentit tragjik, në fshatin Bërzhitë policia patrullon me qëllim evidentimin e shkeljeve. Një patrullë e policisë rrugore, këtë të hënë ka ngritur një postbllok, pak metra nga vendi i aksidentit.

Për ekspertët e sigurisë së akseve aksionet e policisë rrugore duhet të jenë të vazhdueshme, pasi puna me fushata rritin rrezikun për rritjen e aksidenteve.

Artur Sulçe: Asnjëherë për aksidentet rrugore nuk duhet punuar me aksion, që të punojmë sot dhe ta harrojmë.Puna duhet të jetë e vazhdueshme nga të gjithë aktorët, puna e të cilëve lidhet me aksidentet rrugore.

Artur Sulçe deklaron se aksidenti në Bërzhitë duhet të shërbejë si paralajmërim për autoritetet, të cilët me ndryshimin e motit, duhet të inspektojnë rrugë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/nje-postobllok-ne-berzhite-pas-aksidentit-ekspertet-policia-jo-kontrolle-me-fushata

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange