Kush po i vret të rinjtë? Gabimet që nisin nga prindërit e vazhdojnë te shteti

2019-11-11 0

Humbja fatkeqe e tre 17 vjeçarëve në dy aksidente rrugore fundjavën që kaloi ishte kulmimi i një situate absurde që po ndodh në rrugët e Shqipërisë. Ndërsa thuhet se janë ulur numri i aksidenteve, numri i viktimave është rritur.


Në dy aksidentet e fundit viktimat janë adoleshentë dhe tragjeditë kanë ndodhur për shkak të shkeljeve flagranteve të ligjit. Në rastin e parë në timon ishte një 18 vjeçar pa patentë dhe i dehur në rastin e dytë viktima është një 17 vjeçar që ndodhej në një automjet që bënte gara shpejtësie në një nga rrugët kryesore të Tiranës.

Të dyja ngjarjet nuk janë rastësi fatkeqe, por pasojë e gabimeve zinxhir të cilat nuk nisën te tre adoleshentët dhe nuk mbarojnë tek ta. Nisin nga prindërit që lejojnë të birin t?i jep makinës pa patentë, te restoranti që lejon të miturit të konsumojnë alkool.

Te indiferenca e kalimtarëve që mbrëmjen e së dielës panë disa të rinj që garonin në autostradë dhe nuk reaguan.

Te policët që duhet të ishin në vendin e duhur dhe kohën e duhur për t?i thënë stop vrapimit drejt fundit pa kthim.

Të gjithë kur ndodhin tragjedi të tilla përmendin shtetin dhe me shumë të drejtë, sepse shkelja e rregullave në qarkullim është pothuajse i përditshëm dhe shkelësit arrijnë t?ia hedhin ligjit, diku me njohje diku me para në dorë.

Sot të tre të rinjtë duhet të shkonin në shkollë dhe jo në banesën e fundit, sot prindërit e tre fatkeqëve duhet të vazhdonin të ëndërronin të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe jo të vajtonin. Sot shumë prindër e nisën ditën e tyre duke i këshilluar fëmijët e tyre, ndërsa shteti duhet të vendosë në veprim strategji që për të ndalur sa më shpejt, këtë bilanc viktimash që i ngjan një lufte.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH