Ndotja e ambjentit në Tiranë - (15 Janar 2000)

2019-11-11 5

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Filozofia e shekullit për ndotjen janë këta çarçfë të bardhë. Çdo kush e di se ambjenti që na rrethon është tej mase e ndotur. Papastërti dhe pluhra që thithen direkt nga organizmi ynë. Ndaj rrugëve të kryeqytetit në çdo shtyllë apo reklamë janë vendosur beze të bardha për të parë pluhurin mbi to. Klubi studentor ambjentalist shqiptarë në bashkëpunim me SOROS-in dhe me ndihmë të këshillit rinorë, janë inisiatorët e këtij aksioni paradë të bardhësisë.
Sipas studimeve të intitutit të higjenës ambjenti që na rrethon është 6-7 herë më i ndotur se maksimumi në euopën lindore. Olsi Abazi, drejtues i këtij projekti sqaron.

Olsi Abazi:- ?Duke parë të arsyeshme kët ambjent që është sa i pisët aq edhe i pajetueshëm ne menduam të varnim këta çarçaf të bardhë për të ndërgjegjësuar njerëzit për ndotjen e ambintit?.

Në datën 1 Shkurt është përzgjedhur ora 2 e pasdites për një mosqarkullim të automjeteve, duke ulur kështu sasinë e ndotjes së kryeqytetit./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Free Traffic Exchange