Marco Rosseti është lindur në Itali e rritur në Rumani, por këtë të fundit e quan shtëpinë e tij. Ndërkohë që në fillim të vitit 2019, në kërkim të një vendi mikpritës ndaj call centerave, gjeti veten në Shqipëri.
Marco Rosseti:
?Call center është zgjedhje e mirë për tregun e momentit, si atë të rrogave. Ka dhe një avantazh konkurrues këtu, se shqiptarët flasin shumë gjuhë të huaja. Dhe pikë së pari, unë isha në kërkim të një vendi ku flitej italisht. Pas eksperiencës në Rumani, radha ishte e Shqipërisë ?
Me hapjen e biznesit në gjuhën italiane, ai I kalon 10 ditë të muajit tanimë në Tiranë. Por Marco tregon se klima e biznesit është ndryshe nga ç?ishte eksperienca e njohjes së kryeqytetit shqiptar.
Marco Rosseti
?Vjen për herë të parë dhe vë re se hotelet e restorantet janë shumë të lira, por më pas kur hap kompaninë tënde përballesh me shpenzime të tjera që nuk i ke llogaritur, të cilat nuk janë aq të lira. Si shërbimi i internetit, fatura e telefonit,? normalisht më lirë se në Itali, por jo më lirë së në Rumani. Si dhe taksat janë më të shtrenjta se ç?thuhet?.
Marco beson së investimet në Shqipëri duhet të fokusohen te teknologjia.. Në një kohë kur truri I popullsisë largohet, thotë biznesmeni i huaj, duhet të zhvillohen burimet e IT.
Marco Rosseti
U surprizova shumë që nuk mund të blija online një printer, por duhet të shkoja vetë në dyqan për ta blerë. Ishte humbje kohe për mua. Pra jemi në një situatë në Shqipëri, ku njerëzit ende nuk besojnë te pagesa me kartë. Ata tërheqin pagën në fillim dhe paguajnë cash gjatë pjesës tjetër të muajit. E njëjta gjë ishte dhe 10 vite më parë në Rumani, por që do të ndryshojë . është e gjitha një revolucion besimi?.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH