Trump takon Stoltenberg/ Në fokus, shpenzimet ushtarake të NATO-s

2019-11-10 1

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg javën e ardhshme, për të diskutuar për shpenzimet ushtarake.


Ky takim vjen në kohën kur presidenti amerikan po vazhdon përpjekjet e tij që të shtyjë vendet anëtare të Aleancës që të paguajnë më shumë për mbrojtjen e tyre. Shtëpia e Bardhë njoftoi se të dy liderët do të takohen më 14 nëntor për të biseduar për ?progresin e aleatëve të NATO-s në rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes që të sigurohet ndarje e barabartë e barrës? së shpenzimeve.

Takimi Trump-Stoltenberg vjen para mbajtjes së samitit të NATO-s që është paraparë të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor në Londër. Ky takim vjen një javë pasi presidenti i Francës, Emmauel Macron, gjatë një interviste për The Economist, paralajmëroi shtetet evropiane se NATO po vdes për shkak se Uashingtoni është i paparashikueshëm nën drejtimin e Trumpit, por ky qëndrim menjëherë u kundërshtua nga Gjermania, por u lavdërua nga Rusia.

Gjatë qëndrimit në Uashington, Stoltenberg do të takohet edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe me anëtarë të Kongresit. Ai po ashtu do të marrë pjesë në takimin e koalicionit botërorë kundër grupit militant, Shteti Islamik (IS).

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH