Rama: Përshpejtim të marrëveshjeve për 4 liritë e BE në Ballkan - News, Lajme - Vizion Plus

2019-11-10 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tre liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama Zaev e Vuçiç pas samitit të Ohrit kanë dalë në një konferencë për shtyp nga ku kanë dhënë detaje mbi diskutimet për mini shengenin.Kryeministri Edi Rama tha se qëllimi kryesor I këtij samiti ka qenë lëvizja e lirë e mallrave dhe e njerëzve. Rama theksoi se nisma për mini shengenin ballkanik ka ardhur si një vullnet I brendshëm mes vendeve të Ballkanit dhe jo si detyrë nga jashtë.Kreu i qeverisë shqiptare apeloi që të gjitha vendet e Ballkanit të bëhen pjesë e kësaj nisme ndërsa njoftoi se takimi i radhës do të mbahet më 21 dhjetor në Durrës. Ai deklaroi se në takimin që do të mbahet në Durrës do të bashkohet edhe Kosova, e cila refuzoi samitin e Ohrit, ndersa i kerkoi Serbise qe ta njohe ate si shtet te pavarur.?Dua të them se ne u dakordësuam se në 21 dhjetor të zhvillojmë mbledhjen e radhës në Durrës. Morëm edhe konfirmimin se në atë mbledhje do të jetë i pranishëm, përfaqësuesi i ri i lartë i BE-së. Në Durrës dëshiroj që dhe Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina, të jenë të pranishëm. Është rënë dakord dhe më parë, të përshihet dhe Kosova, me të drejta të plota dhe e barabartë në BE. Por mos t?i shmangen elefantit që është këtu?Duhet të jenë sa më të drejtpërdrejte, me të gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë apo s?duhan të kuptojnë. Është momenti për të thënë se së pari në kujtesën time, jemi takuar, jemi ulur dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet, e zeza mbi të bardhë. Tani më jo si dokument, por si plan veprimi. Kjo nuk e ka penguar kryeministrin apo presidentin e Kosovës që të marrë pjesë në këtë samit. Në kujtesën time, pas luftës dhe pavarësisë së Kosovës, u desh një kohë e jo e shkurtër që përfaqësues të Kosovës të pranoheshin në tavolinë. Qoftë nga përfaqësues të Serbisë apo të Bosnjë Hercegovinës, tani prej të paktën 5 vjetësh, pjesëmarrja e Kosovës nuk është bënë në diskutim. Se gjej dot interesin dhe as përfitimin nga ky vet përjashtim). Në vizitën time e kam thënë; Serbia duhet të njohë Kosovën. Por Kosova nuk duhet të vetëpërjashtohet.?Ndërsa presidenti I Serbisë, Aleksandër Vuçiç teksa e cilësoi samtinin e Ohrit si një mbledhje të jashtëzakonshme deklaroi se përmes kësaj nisme do të ketë përfitime të mëdha ekonomike në secilin vend. Qëndrim që ndau edhe kryeministri I Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.Kryeministri Edi Rama ka ndëarë në Facebook disa foto nga Samiti i Ohërit.Krahas fotove, me Vuçiç e Zaev, Rama shkruan se në fokust të samitit ka qenë përshpejtimi I zbatimit të marrëveshjeve për 4 Liritë e Bashkimit Europian në rajonin e Ballkanit Perëndimor - Liria e Lëvizjes së Njerëzve; Mallrave; Shërbimeve; Kapitaleve.?OHËR - Sesioni i parë i Mbledhjes së Ohrit për përshpejtimin e zbatimit të marrëveshjeve për 4 Liritë e Bashkimit Europian në rajonin e Ballkanit Perëndimor - Liria e Lëvizjes së Njerëzve; Mallrave; Shërbimeve; Kapitaleve?

Free Traffic Exchange