Familja e tij jeton me plasmas, vellai sakrifikon gjithçka per motren e tij

2019-11-10 2

Historia e sotme në ? Ka një mesazh për ty? ka sjellë në fokus marrëdhëniet familjare. Dashuria e vëllait për motrën ka mposhtur çdo sfidë dhe çdo pengesë që iu ka dalë përpara. Afërdita ka udhëtuar nga Greqia dhe ka ardhur në studio për të falenderuar vëllain e saj për çdo sakrificë që ai ka bërë për familjen e saj.

Babai i Afërditës e ka braktisur atë dhe familjen e saj, që kur ajo ishte një foshnjë 6-muajshe. I ati nuk e ka dashur sepse ka qenë vajzë dhe ka kërkuar prej gruas që ta braktisin fëmijën që lindi, por mamaja e saj nuk ka pranuar dhe për këtë arsye ai largohet nga shtëpia.

Vëllai edhe pse vetëm 8 vjeç ka marrë drejtimin e familjes, ka nisur punë dhe ka rritur motrat dhe vëllezërit e tjerë. Mes shumë sakrificash dhe vuajtjesh fëmijët u rritën dhe u martuan duke krijuar familjen e tyre. Por jeta s?ka qenë e lehtë për Afërditën, pas 5 vitesh martesë burri vdes dhe ajo mbetet e vetme me 3 fëmijë në Greqi. Ka qenë pikërisht vëllai i saj që la familjen e tij në Shqipëri dhe shkoi për të ndihmuar motrën e tij.

Sot në studio Afërdita ka një mesazh dhe një thirrje për vëllain e saj.