Gorë-Opar, banorët e fshatrave investojnë në agroturizëm - News, Lajme - Vizion Plus

2019-11-10 7

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV E braktisur prej vitesh, Krahina e Gorë-Oparit në malësinë e Maliqit një prej zonave më të njohura në të gjithë juglindjen po rimerr vëmendjen e dikurshme, sidomos në aspektin turistik. Ndonëse ka mbetur vetëm 1 e pesta e popullsisë së fillim viteve ?90, disa banorë kane nisur të investojnë në agroturizëm e hoteleri.Ky është Ervin Kita, banor i fshatit Plovisht. Për shumë vite ka punuar në emigracion, por duke parë mundësitë turistike të zonës ka vendosur që të investojë në fshatin e tij.Syrja Agolli nga fshati Zvarisht tregon se fshati dikur ka patur 120 shtëpi tani jo më shumë se 30. Në fshat rikthehen të moshuarit, por largohen të rinjtë.Kryetari i bashkisë Gëzim Topçiu tregon se në fshatrat turistikë të kësaj krahine po investohet edhe në infrastrukturën rrugore por edhe ujësjellës e kanalizime.Të shumtë janë ata që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavat në Plovisht.Teksa kalon nëpër luginën e lumit Devoll për të shkuar në qendrat administrative Gorë e Moglicë, mrekullohesh me pamjet që të ofron natyra ne vjeshte.

Free Traffic Exchange