Ora News - Zëdhënësi i Presidentit: Cilido që tenton bllokimin e Kushtetueses do zhgënjehet rëndë

2019-11-09 0

#rtvora #oranews
Presidenti, Ilir Meta, përmes një deklarate të zëdhënësit Tedi Blushi ka tërhequr vëmendjen në situatën sipas tij paradoksale ku Gjykata Kushtetuese është krejtësisht jashtë funksionit.

Fatmirësisht, thuhet në reagimin e Presidenti të Republikës, tashmë jemi në fazën finale ku Kuvendi dhe Presidenti do të emërojnë 3 anëtarët e tjerë të këtij institucioni.

Duke iu referuar ligjit, zëdhënësi Blushi shprehet se në datën 15 tetor Kreu i Shtetit bëri zgjedhjen e parë, ndaj dhe tashmë i takon Kuvendit të votojë kandidatin e radhës.

"Presidenti i Republikës është në pritje që Kuvendi në datë 11 nëntor 2019 të votojë në seancë zgjedhjen e anëtarit të dytë të Gjykatës Kushtetuese dhe menjëherë sipas radhës që dikton Kushtetuta dhe ligji do të dekretojë emërimin e anëtarit tjetër të Gjykatës Kushtetuese që do të plotësojë vendin vakant të ish-gjyqtares, znj.Altina Xhoxhaj", shprehet Blushi.

Referuar përplasjes së radhës, ku KED i dërgoi listën e emrave për dy kandidatë njëkohësisht, fakt që përcaktonte si afat për dekretim 8 nëntorin, Kreu i Shtetit thekson se nuk ekziston asnjë individ apo institucion sipas Kushtetutës e ligjit, që t?i imponojë Presidentit të Republikës të shkelë Kushtetutën, që në këtë rast është shumë e qartë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/zedhenesi-i-presidentit-cilido-qe-tenton-bllokimin-e-kushtetueses-do-zhgenjehet-rende

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange