http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pavarësisht qëndrimit të presidentit Meta, mazhoranca është e vendosur të plotësojë gjykatën Kushtetuese, duke votuar të hënën dy anëtarët e rinj. Këtë e bëri të ditur kreu I grupit parlamentar socialist Taulant Balla, gjatë fjalës së mbajtur në një takim në Tiranë. ?Ne përmbyllim ditën e hënë fazën e parë të plotësimit të vakancave në gjykatën kushtetuese, Kuvendi do të zgjedhë dy anëtarët e Kushtetueses të hënën. Për të mundësuar që deri në fund të janarit Kuvendi të ketë zgjedhur edhe anëtarin e tretë të gjykatës Kushtetuese që i takon Kuvendit të Shqipërisë. Ky është hap i rëndësishëm për të mundësuar që brenda pranverës ajo të jetë funksionale.? Por socialistët synojnë që të finalizojnë edhe reformën zgjedhore, duke miratuar rekomandimet e OSBE - ODIHR-it. Në këtë rast, Balla iu referua edhe financimit te partive politike. ?Do përmbyllim brenda krishtilindjeve edhe reformën zgjedhore me rekomandimet e OSBE ODIHR, Do t?i kalojmë në kuvend për të qenë gati implementi i tyre për zgjedhjet e 2021. Duhet të ndryshojmë rregullat për financimin e partive politike. Drejtësia sapo vërtetoi që një parti politike ka falsifikuar deklarimet sa i përket financimit e ky është një akt i rëndë që tregon se rregulluat duhen forcuar që të mos lejojmë asnjë financim të huaj.? Pak dite më parë Presidenti Meta kërkoi që në plotësimin e vendeve vakant në gjykatën Kushtetuese të zbatohet radha ligjore, duke i bërë thirrje parlamentit për veprim.