Balliu: Rama dhune ne vend te dialogut - News, Lajme - Vizion Plus

2019-11-09 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Klevis Balliu akuzon kryeministri Rama se po dhunon banorët e Unazës së Re.Ish deputeti i PD, shtoi se Rama refuzon dialogun me banorët e prekur nga zgjerimi i Unazës duke provokuar dhunë mbi ta. Banorët e Unazës së Re kanë një vit që kërkojnë dialog me qeverinë, por EDI RAMA i refuzon, i përbuz, i kërcënon dhe i burgos. Në studimin e kryer, PNUD është krejtësisht i qartë kur tregon rrugën sesi duhet të zgjidhen mosmarrëveshje të njëjta me ato të banorëve të Unazës së Re. Ligji ndërkombëtar i të drejtave të njeriut u kërkon qeverive që të hulumtojnë çdo alternative të mundshme përpara se të kryhet dëbimi, duke e konsideruar këtë si rrugë që shmang dhunën dhe përplasjen. Edi Rama refuzon të shohë alternativat, refuzon të dëgjojë banorët e Unazës së Re, sepse qëllimi kryesor është vjedhja me projektin e Unazës. Partia Demokratike , shton Balliu, i bën thirrje qeverisë të mos provokojë dhunë ndaj banorëve të Unazës së Re që janë në të drejtën e tyre legjitime për të mbrojtur shtëpitë nga shkatërrimi pa asnjë dëmshpërblim të drektë.

Free Traffic Exchange