Radari kap 14 shoferë të “çmendur” gjatë natës - News, Lajme - Vizion Plus

2019-11-09 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 3 orë monitorim me radar i një aksi në Sauk iu desh policisë rrugore për të konstatuar të paktën 14 drejtues mjetesh që lëviznin me shpejtësi gati 2 herë më shumë se limiti lejuar. Nga 140 deri në 173 km në orë nga 90 që është shpejtësia e lejuar ishin konstatimet e rrugorëve gjatë orëve të vona të natës. Policia rrugore prej javësh ka vënë në zbatim një plan masash për të parandaluar aksidentet në vend, të cilat fatkeqësisht vijojnë të marrin jetë njerëzish. Sipas rrugorëve edhe në këto ditë me mot të rënduar për shkak të reshjeve të shiut, ku rreziku rritet, drejtues mjetesh të papërgjegjshëm vijojnë të shpërfillin rregullat e qarkullimit duke u kthyer në rrezik edhe për qytetarët e tjerë. Për arsye që nuk dihen pak javë me parë drejtori i policisë rrugore Mitat Tola u zëvendësua nga Edmond Tarkaj.

Free Traffic Exchange