Emrat e shefave të policisë në burgje, marrin detyrën 24 drejtuesit që do të aplikojnë sistemin BIS

2019-11-09 2

ReportTv siguron ekskluzivisht emrat e 24 drejtuesve të rinj si shefa policie në burgjeve, të cilët prej pak ditësh kanë marrë detyrën për të vënë në zbatim masat shtesë për sigurinë në burgje dhe zbatimin e ??bis 41??. Këta efektiv i janë nënshtruar një kontrolli paraprak në lidhje me pastërtinë e figurës, pasurisë dhe anës profesionale dhe zëvendësojnë ish kolegët e tyre të larguar për shkak të rezultateve të dobëta në punë, ku ishin kapur sende të ndaluara, drogë, telefona dhe kontakte me persona të lidhur me krimin.

Jordoan Misja ose burgu 313 në Tiranë i është besuar Nikolin Gjonpalit, ndërsa IEVP 302 njohur edhe si Mine Peza i është besuar Ferdinand Peçit. Në Burrel është caktuar Bardhyl Koxha, në Kukës Mentor Rada, në Krujë Lulzim Haxhia, në Tropojë Selim Selimaj, në burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë është caktuar Fatos Dosti, në Lezhë Zydi Katroshi.