Me fillimin e reshjeve dhe stuhive në zonën e Lezhës, furnizimi me energji elektrike është kthyer në problem shqetësues për shkak të defekteve në rrjet. Në Torovicë linja elektrike që furnizon mijëra banorë është duke u rrëzuar.
Si për të treguar vitet e tyre, shtyllat janë anuar, kurse telat e arnuar dëshmojnë problematikën e rrjetit. Në këto kushte pas çdo reshje shiu fshatrat Torovicë, Malecaj, Kolajak e Shkëmb i kuq zhytën në errësirë. Sipas banorëve në këtë zonë përveç mirëmbajtjeve nuk është bërë asnjëherë një investim i mirëfilltë.
?Linja është Kabul. Shtyllat janë deformuar komplet. Nuk merr kush masa për t?i drejtuar. Disa herë ngelim pa drita. Shtyllat po t?i shikoni janë krejt të deformuara. Sa të fryje era fikën dritat. Unë paguaj dhe nuk më sjellin drita. Normal që fiken. Ju e keni parë sesi është linja. Në Torovicë vetëm çfarë bën ky elektricisti i zonës."-thotë banori.
Në lidhje me këtë problematike, Report Tv ka kontaktuar edhe me OSHEE-në e cila është shprehur se për këtë linjë elektrike prej 27 km është hartuar një projekt i cili është muiratuar dhe do të vendoset në zbatim në fillm vitin e 2020-ës. Projekti konsiston në vendosjen e 140 shtyllave, rikonstruksionin e 5 kabinave dhe sistemimin e të gjithë rrjetit elektrik.