Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ishte i ftuar këtë të premte në emisionin ?Zonë e lirë? në Tv Klan.
Dule iu përgjigj pyetjes së analistit, Arian Curi nëse PBDNJ do të bashkëqeveriste sëbashku me PDIU-në në të ardhmen.
Arian Curi: Nesër do bashkëqeverisni me Idrizin apo jo?
Vangjel Dule: Ne nuk na bezdisin individët dhe personat. PDIU nuk mund të jetë pjesë e një formacioni qeverisës, kur ka një program qeveritar, i cili nuk shikon përpara, por shikon prapa. Ne kemi marrëveshje dypalëshe PD-PBDNJ. Për ne do ishte krejtësisht utopike dhe objektivisht e pamundur të kondiciononim se kush do jetë në mazhorancë dhe në opozitë.
Arian Curi: E mora përgjigjen. Njëri nga këta bie.
Ndër të tjera, Vangjel Dule tha se në pranverë do të ketë zgjedhje të parakohshme. /tvklan.al