SHBA-ja thotë se paratë e naftës në Siri do t’i marrin kurdët

2019-11-08 4

Pentagoni thotë se të ardhurat nga fushat e naftës në veri-lindje të Sirisë ? që mbrohen nga forcat e SHBA-së ? do të shkojnë për luftëtarët aleatë kurdë dhe jo në arkat e Uashingtonit.


?Të ardhurat nuk do të shkojnë në SHBA, ato do t?i shkojnë SDF-së?, tha zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman, duke iu referuar Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët.

Qëllimi është që të lejojmë SDF-në të ketë ?aftësinë për të punuar në ndërtimin e forcës së tyre në fushatën për zhdukjen e ISIS-it?, shtoi Hoffman, duke përdorur një emër alternativ për grupin terrorist të Shtetit Islamik (IS).

?Kështu po parandalohet ISIS-i që të marrë të ardhura nga nafta?, ka thënë ai.

SDF-ja ka qenë një aleat kryesor dhe ka marrë mbështetje ushtarake në luftën kundër IS-it në rajonin sirian afër kufirit turk.

Admirali amerikan, William Byrne, tha se kur militantët kontrollonin fushat e naftës në vitin 2015, ata ishin në gjendje të fitonin rreth 1.5 milionë dollarë në ditë, për të ndihmuar në financimin e sulmeve në vend dhe jashtë tij.

?Ne thjesht nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë përsëri?, tha ai.

Turqia nisi një ofensivë kundër forcave të drejtuara nga kurdët, më 9 tetor, pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se po tërhiqte pjesën më të madhe të trupave amerikane nga Siria verilindore.

Trump mori kritika për këtë vendim, pasi ai u pa si një ?tradhëti? ndaj aleatëve kurdë. Megjithatë administrata e Trumpit ka thënë se disa trupa do të mbeten për të ndihmuar që resurset e naftës të mos bien në duart e militantëve të IS-is./rel

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Free Traffic Exchange