Basha: Akuzat ndaj meje te stisura nga Rama

2019-11-08 1

Teksa do të përballet në gjykatë për falsifikim të dokumentave zyrtare, Lulzim Basha tha se rrëzimi i akuzës së ngritur nga prokuroria për pastrim parash në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, faktoi se nuk ka patur hetim për lobim rus ndaj tij apo Partisë Demokratike.
Gjithçka mbi të cilën Prokurori hetoi për afro dy vjet, sipas kreut të Partisë Demokratike ishte një gënjeshtër e sajuar nga Kryeministri Rama në kulmin e publikimit të skandaleve të qeverisë për dosjet ku funksionarë të lartë të Partisë Socialiste rezultuan të përfshirë në blerje votash në zgjedhje.
?Sot 90% e gënjeshtrës u rrëzua dhe 10% do të rrëzohet në gjykatë. Pra, sot dolën provat që prokuroria ishte përdorur nga Edi Rama për të fabrikuar gënjeshtra që as vetë nuk i beson dhe u detyrua të tërhiqej nga gënjeshtrat, me të cilat operoi për dy vite me radhë.
Tha që kishte prova për pastrim parash vetëm për të hequr vëmendjen nga skandalet e dosjes ?339?, që publikoi gazeta ?Bild?. Vetëm për këtë arsye fabrikoi këtë akuzë. Tha që kishte dokumente për para ruse dhe e vetmja gjë që prodhoi ishte tërheqja me turp nga këto akuza. Nuk prodhoi asnjë dokument për këtë akuzë qesharake dhe të turpshme, me të cilën u detyrua të gënjente opinionin publik për dy vite me radhë. Tha që kishte dokumente hetimi kundër PD dhe i vetmi dokument hetimi është dokumenti i Bilalit?.
Këto deklarata Lulzim Basha i bëri pas një takimi që zhvilloi me të rinjtë e Krujës në vijim të turit ?Rrugëtim për Shqipërinë?.
Por më herët, përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Partia Demokratike i cilësoi sajesa të Kryeminsitrit Rama akuzat e ngritura ndaj Lulzim Bashës dhe dy funksionarëve të tjerë të kësaj force politike, për të fshehur një tjetër hetim që ajo thotë se ka përfunduar me dënimin e të paktën dy personave, mbi financimin e paligjshëm të Edi Ramës në SHBA.
Sipas Partisë Demokratike, Prokuroria është vënë në shërbim të Kryeministrit, pasi nuk ka nisur asnjë hetim e as e ka marrë në cilësinë e të pandehurit kreun e qeverisë për financim të paligjshëm, ndonëse ajo thotë se ky fakt është provuar tashmë nga drejtësia amerikane.