Kosovë, bisedime për qeverinë/ Vetëvendosja: LDK jo më shumë ministri sa pesha që ka

2019-11-08 0

Lëvizja vetëvendosje dhe lidhja demokratike e kosovës, kanë rënë dakord për cështjet programore, por dallime priten në vijim, me ndarjen e posteve politike qeverisëse.


Zyrtarët e LDK kanë thënë se ndarja e ministrive nuk mund të jetë e barabartë, por nënkryetari i VV, Besnik Bislimi, thotë se nuk do të jepet asgjë më shumë nga sa meritohet dhe kriter për këtë janë votat e marra në zgjedhje.

?Nuk e di se çka ndodhë në atë moment kur negociatat kalojnë nga niveli teknik ku dizajnohet programi qeverisës, në nivelin politik ku folet për ndarje të përgjegjësive. Në qoftë se aty lindë ndonjë kërkesë shtesë dhe ka apetite të pambuluara atëherë kjo mundet me prolonguar procesin. Por, ajo që është me rëndësi që për VV-në vullneti i qytetarit është i paprekshëm. Nëse qytetari e ka shpall VV fituese dhe e ka shpall Albin Kurtin si kryeministër atëherë ne nuk mundemi me negociuar këto dy elemente. E para, pozita e kryeministrit, nuk është në tavolinën e bisedimeve, nuk është se një subjekt po ia jep një subjekti tjetër kryeministrin, por është i zgjedhur direkt nga qytetarët. Ndërkaq pjesa tjetër e qeverisjes duhet me u nda konform peshës politike në zgjedhje?, shprehet Besnik Bislimi, nënkryetar i VV-së.

Nëse LDK dhe VV nuk do të arrijnë një marrëveshje për bashkëqeverisje, atëherë për Bislimin, zgjedhjet e reja janë alternativë e vetme.

? LDK dhe VV alternativë të vetme e kanë zgjedhjet e reja. E vetmja mënyrë që LDK me shkuar në opozitë është nëse Vetëvendosje pranon me qeverisë me PDK-në, çka nuk ndodhë. Që do të thotë LDK ose ka me qenë pjesë e qeverisjes, ose kena me shku në zgjedhje.?

Qeveria e re do të ketë 12 ministri dhe sipas nënkryetarit të VV janë dy versionet që i janë dërguar liderëve partiakë, me dallime të vogla. Sipas tij, ministria e zhvillimit ekonomik do të jetë ministri më vete, por asaj do ti bashkohen ministri të tjera si ministria e tregtisë dhe industrisë, ministria e punës apo edhe një pjesë e ministrisë së inovacionit dhe e diasporës që merret me investime strategjike.

?Do të thotë kjo ministri do të bëhet një super ministri?ministria e Inovacionit kalon te ministria e Arsimit dhe roli primar si ministri nuk është, por si departament e ka për me mbështet hulumtimet shkencore.?

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH