PD: Nuk ka rritje të pagave, buxheti nuk rrit as pensionet

2019-11-08 0

Në analizën e demokratëve, projektbuxheti i vitit 2020 është i pamëshirshëm me qytetarët e ndershëm dhe favorizues për atë kategori që Partia Demokratike i etiketon si oligarkët.


?Pa asnjë dyshim, ky buxhet mund të quhet buxheti i varfërimit, pasi asnjë qindarkë nuk parashikohet për rritje rrogash për mjekët, infermierët, arsimtarët dhe punonjësit e administratës publike. Asnjë qindarkë për shpërblimin e pensionistëve dhe familjeve në nevojë. Ulen me 10% fondet për dëmshperblimin e ish pronarëve. Ulen fondet për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, duke e çuar në 3 dekada afatin kohor të shlyerjes së plotë të faturës financiare për këtë shtresë të përvuajtur të shoqërisë?, deklaroi Dorian Teliti, drejtor i Kabinetit të PD.

Ekonomistët e djathtë konstatojnë rënie edhe në investimet publike. E kundërta mund të thuhet për projektet PPP.

?120 milionë euro apo 30 milione euro më shumë sesa viti aktual, do të shkojnë për të paguar 12 kontrata PPP ? të gjithë këta miq dhe klientë të Kryeministrit. Politika fiskale është në shërbim të një koncesioni të vetëm, atë të fiskalizimit, i cili ka kosto të fshehura prej të paktën 500 euro në vit për 120 000 bizneset e vogla e të mesme. I bindur se ky është buxheti i tij i fundit, Edi Rama e ka shndërruar këtë në buxhetin KÇK- (Kap Ça t?Kapësh) nga taksat e rritura të shqiptarëve, nga mundi dhe djersa e tyre?, tha Teliti.

Partia Demokratike paralajmëron se me ardhjen në pushtet do të zbatojë programin e saj për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ekonomisë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Free Traffic Exchange