Qyteti i Shkupit ende pa përgjigje për kalimin ilegal në Bit Pazar ku ka pasur edhe viktima nga mos ndërhyrja e institucioneve për vendosjen në funksion të mbikalimit. Ishte vet Petre Shilegov i cili gjatë rikonstruksionit të bulevardit kishte premtuar vendosjen e rregullit në këtë pjesë të qytetit, por edhe dy muaj nga përfundimi i punimeve kalimi ilegal vazhdo të paraqes rrezik për kalimtarët. Qytetarët ndjehen të dëshpëruar nga pafuqia e qytetit të Shkupit për zgjidhjen e problemit.