SHBA: Dialog për 'Zgjedhoren', mini-shengeni shpresëdhënës, ka vend edhe për Kosovën!

2019-11-08 0

Matthew Palmer, përfaqësues special amerikan për Ballkanin Perëndimor, gjatë Forumi botëror Ekonomik me liderët e botës, dhe ata të ballkanit në Davos, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, tha se në Shqipëri duhet një dialog për të miratuar reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

"Do të na pëlqente të shihnim përparim, është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë të jenë të fortë, që zgjedhjet të jenë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike. Prandaj do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që con sërisht drejt normalitetit për demokracinë shqiptare" tha Palmer.