Zef Preçi reagim pas shkarkimit - (11 Janar 2000)

2019-11-08 3

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

?Nuk pranoj të rikthehem në detyrë edhe nëse presidenti Mejdani nuk firmos dekretin për shkarkimin tim?. Kështu ka deklaruar sot pasdite, ministri i Ekonomisë dhe Privatizimit Zef Preçi, i shkarkuar mbrëmë me urdhër të Metës.

Zef Preçi:- ?Në shqipëri është bërë traditë të flasësh pas humbjes së kolltukut shtetëror dhe unë nuk dëshiroj të bie në këto pozita. Duke deklaruar se nuk bëj pjesë në parti politike dhe nuk kam ndërmend ti bashkohem ndonjë partie, detyrohem të largohem nga qeveria?.

Kryeministri Meta tha Preçi, më ka shkarkuar me pretekstin se nuk kam respektuar kërkesat e disa tregtarëve të karburanteve.

Zef Preçi:- ?Kryeministri Meta më thirri dje duke më treguar një akt kontroll të sajuar nga vartësit e tij, më komunikon se nuk kam respektuar kërkesat e disa tregëtarëve të karburanteve. Fjala është për një ankesë nga shoqëria AnOil të Anastas Angjelit, IAP i zotit Kuçana dhe Brraka Oil e zotit Brraka. Këto kërkesa kishin të bënin me zgjetjen e licensave provizore dhe çdo hap i imi në favor të tyre do të ishte i pa ligjshëm. Kjo është evidentuar edhe nga kontrollorët e kryeministrit në materialin që m?u dha prej tij, ku janë shprehur se refuzimi i lejes është i ligjshëm për mosplotësimin e kapaciteteve të depozitave dhe kapitalit të depozituar. Shtoj se vartësit e zellshem të kryeministrit duan të marrin dokumentat origjinale nga ministria, që u refuzua kategorikisht nga punonjësit e arkivës?.

Përfundimisht tha Preçi, unë largohem nga kabineti qeveritar edhe pse kur fillova kisha dëshirën e mirë për të kontribuar për qytetarët e vendit tim./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Free Traffic Exchange