Shkarkohen dy ministrat, Zef Preçi e Preç Zogaj - (11 Janar 2000)

2019-11-08 4

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Shkarkohen ministrat Preç Zogaj e Zef Preçi. Kryeministri Ilir Meta shkarkon nga kabineti i tij dy ministrat atë të Ekonomisë dhe Privatizimit Zef Preçi si dhe ministrin e Shtetit Preç Zogaj. Ky vendim është marrë pas mbledhjes së kryesisë së PS. Kryeministri Meta dërgon në presidencë shkresën për shkarkimin e dy ministrave ku ka parashtruar edhe arsyet e shkarkimit. Sipas Metës ministri Zef Preçi ka shperdoruar detyren duke u ndikuar në dhënien e licensave të karburanteve për firmat që nuk e meritojnë. Ndërsa Prec Zogaj akuzohet për paisjen e firmes 2K me licensë për përdorimin e letrave me vlerë. Sipas Zogaj dhe Preçit asgjë nuk ka përfunduar zyrtarishtë. Ndërkohë sot dy ministrat e shkarkuar kanë patur takime me presidentin Mejdani, ndërsa kryeministri Meta ka zhvilluar takime të veçanta me liderit e koalicionit, për të sqaruar vendimin e tij, si dhe për të formuluar emrat e ministrave të rinj. Dy ministrat shpresojnë në bllokimin e firmosjes së dekretit nga presidenti. Disa kohë më parë kryeministri Meta ka deklaruar se nuk do të kursejë as ministrat e tij nëse janë të implikuar në afera të dyshimta apo janë të korruptuar./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Free Traffic Exchange