Ditën e atentatit, në makinën e prokurorit Arjan Ndoja janë gjetur disa dosje. Në videon që Shqiptarja.com disponon shihet teksa grupi i hetimit nxjerr nga makina të gjitha dosjet, të cilat Ndoja pretendon se i përkasin studios ligjore që ai drejton.