Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Furnizimi i Shqipërisë me karburant nuk do të jetë vetëm monopol i firmave të fuqishme të huaja, të cilat kanë zotëruar tregun deri fundvitin e kaluar. Sipas një vendimi të ministrit të Ekonomisë dhe Privatizimit Zef Preçi kjo mundësi do i jepet edhe firmave shqiptare. Politika e shmangies së situatës monopolistike, ka të bëjë më krijimin e një gjendjeje në fushën e karburanteve. Lejet e përkohëshme që ishin dhënë për bizneset e karburanteve nuk mundën ti mbijetonin tregut në vitin 1999. Vetëm pesë firma karburantesh janë me licensë të përhershme. Kjo ndikoi negativisht në treg duke çuar në një situatë monopolistike. Për këtë situatë ministri Zef Preçi sjaron se:
Zef Preçi, Ministri i Ekonomisë:- ?Duke shfrytëzuar hapësirën ligjore që kemi në dispozicion vendosëm që të vëmë në dispozicion të kompanive që operojnë në treg, një pjesë të aseteve të karburanteve që disponojnë entet shtetërore. Momentalisht janë duke vepruar me license të rregullt pesë kompani, nga të cilat dy janë shtetërore dhe tre private. Gjithashtu janë në proces edhe 15 të tjera?.
Por si do të ndikoj në çmimin e Karburanteve?
Zef Preçi, Ministri i Ekonomisë:- ?Shtimi i vëllimit të importit të karburanteve, të importit me shumicë, do të reflektoj edhe në çmimin me pakicë të tij?.
Ky vendim synon të mbrojë kapitalin vendas dhe kompanitë vendase siç është tregëtimi i karburanteve.
Zef Preçi, Ministri i Ekonomisë:- ?Peshën dërrmuese e mban sektori privat, i cili do vazhdoj ta mbaj edhe në të ardhmen. Sigurisht prodhimi vendas ka prioritet. Shumica e kompanive që synojnë të futen në këtë treg janë kompanitë vendase private?./tvklan.al
Gazetare ? Holta Zhiti