Report TV - Alvini i lirë dhe i qeshur arrin në Liban, nesër bashkohet me familjen në Itali

2019-11-07 0

Portretin e tij, sot për herë të parë e shohim të qeshur në një fotografi. Më në fund, Alvini është i lirë. Pas 5 viteve vuajtje që ka përjetuar edhe parë nga afër në kampin-burg në Al Hol në Siri, në kufi me Turqinë. 11-vjeccari Alvin Berisha, i cili mbajti peng zemrat e mbarë shqiptarëve, por jo vetëm, është nxjerrë nga kampi para 4 ditësh edhe mbrëmë është transportuar nga Damasku në Liban. Aktualisht gjendet në ambasadën italiane në Bejrut, dhe shumë shpejt do të udhëtojë drejt Italisë, ku prej vitesh e presin babai dhe dy motrat e tij.

Free Traffic Exchange