TIRANË- Deputeti i opozitës në Kuvend, Andi Përmeti, i cili inicioi interpelancën me ministrinë e jashtme për rastin e Alvinit, tha se ka pasur më herët disa informacione se "diçka po lëvizte", për këtë arsye ka kërkuar që qeveria të japë "llogari" për 11-vjeçarin në kampin famë keq. Në studion e Report Tv, në emisionin "45 minuta", Përmeti ka vënë theksi te mosekzistenca e shoqërisë civile në Shqipëri, nga e cila ka pasur një indiferentizëm të madh për këtë rast, ndryshe nga ajo italiane, e cila i ushtroi presion të madh qeverisë së shtetit fqinj për ta finaliziar këtë operacion. Përballë gazetarit, Denis Minga, Përmeti tha se shpëtimi i Alvinit, është një tregues se mund të shpëtohen edhe fëmijët dhe gratë e tjera shqiptare që ndodhen në atë kamp, dhe se qeveria duhet të marrë sa më shpejt vendimin për të nisur këtë mision.